Luigi Soreca: Një ditë do të hyni edhe ju në BE
Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca ka reaguar pas vendimit përfundimtar të BE-së për të mos i hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Me anë të një shënimi në rrjetet sociale, Soreca shprehet se dy vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë fajtore për këtë vendim, ndërkohë që i fton të mos heqin dorë në procesin e integrimit.
“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë fajtorë për këtë … Sot do të doja t’u dërgoja një mesazh miqve tanë shqiptar dhe maqedonas: ju lutem mos hiqni dorë … Unë nuk kam asnjë dyshim absolutisht se një ditë do të bëheni anëtarë të plotë të BE-së”, shkruan Soreca.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



