E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
LULZIM BASHA : Jo një pazari të pisët por interesat dhe shpresat e gjithë shqiptarëve
Publik News

LULZIM BASHA : Jo një pazari të pisët por interesat dhe shpresat e gjithë shqiptarëve

Republika e vjetër shpreson që, përmes një dialogu fasadë, të arrijë një zgjidhje fasadë. Ata duan që Partia Demokratike dhe opozita të bëhen pjesë të pazareve dhe të farsës si në një teatër kukullash, jo në interes të shqiptarëve, por të interesave të kupolës së republikës së vjetër. Me pak fjalë, ata duan që Partia Demokratike dhe opozita të marrë karriget e saj dhe “llokmat” e pushtetit në kupolën kriminale të republikës së vjetër. Kjo është shpresa, ky është projekti i tyre. Orët në vijim do ta shpalosin këtë komplot para të gjithëve.

Komploti i republikës së vjetër mbështetet nga autorët e mjerimit ekonomik të vendit, kryeministrit aktual të vendit dhe çetës së tij politike, por edhe nga oligarkët që janë mësuar të vjelin miliona jo përmes punës së ndershme po përmes tenderave korruptivë dhe koncensioneve që nuk duan të mbarojnë. Edhe nga kriminelët që duan të vazhdojnë ta mbjellin Shqipërinë me drogë e ta mbajnë Shqipërinë një pikë kyçe të trafikut të heroinës dhe kokainës. Edhe nga pronarët e mediave të korruptuara të cilat janë një pjesë e korporatës që përfiton milionat e shqiptarëve duke treguar gënjeshtra nga mëngjesi në darkë. Dhe po ashtu nga një grusht avokatësh ndërkombëtarë të kësaj qeverie që paguhen me paratë e korrupsionit dhe paratë e narkomafias shqiptare. Ky është një rreshtim impresionues. Politikanë me pushtet, oligarkë me miliarda, kriminelë me kobure, pronarë mediash që kanë pothuaj të gjitha ekranet dhe gazetat e Shqipërisë, të gjithë bashkë.

Unë u them të gjithëve se, sot, njësoj si këto 47 ditë të kësaj lëvizjeje, jam po aq i vendosur dhe me i inkurajuar se kurrë, sepse e di që në këtë përballje nuk përfaqësoj as hallin tim, as interesat e mia dhe as interesat politike të ngushta të një partie politike, por përfaqësoj interesat dhe shpresat e gjithë shqiptarëve të ndershëm të cilët janë forca dhe siguria, të cilët janë bekimi i republikës së re që po vjen. Ndaj, nëse, do të ketë dialog politik ai nuk do të kthehet kurrë në një pazar të pisët të disa politikanëve të opozitës me disa politikanëve të maxhorancës që të vazhdojë komploti ekonomik dhe politik kudnër qytetarëve, që të vazhdojë republika e vjetër. Ai do të jetë dialogu politik për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes të cilave do t’i japet fund njëherë e përgjithmonë republikës së vjetër, rrugëve të vjetra, mënyrave të vjetra dhe gjithçkaje të kalbëzuar në këtë vend që mban peng interesat, mban peng shpresat, mban peng zhvillimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.