E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Macron flet për negociatat dhe vendimin për Shqipërinë: Azilkërkuesit janë problem edhe pse…
Bota

Macron flet për negociatat dhe vendimin për Shqipërinë: Azilkërkuesit janë problem edhe pse…

Presidenti i Francës, Emanuel Macron tha se e ka të vështirë t’ua shpjegojë qytetarëve francez nëse do të merrte një vendim për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Sipas Macron Shqipëria konsiderohet si një vend i sigurte, por sipas tij ka një problem të theksuar me azilkërkuesit.

Sipas tij, nëse do të hapeshin negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë, qytetarët francez nuk do të arrinin ta kuptonin këtë qëndrim.

“Pikë së pari për Shqipërinë, eshët e vështirë t’i shpjegojmë francezëve që do t’i hapim negociata Shqipërisë.

Shqipëria konsiderohet vend i sigurt dhe numrin e azilkërkuesve nuk mund ta shpjegojmë. Kemi probleme me numrin e e azilkërkuesve. Nuk mund të bëjmë gjëra që është e pamundur që francezët t’i kuptojnë. Çështja e emigrimit nuk është vetëm në Shqipëri, por ka disa vende që kanë një problem të tillë, janë probleme që duhen rregulluar. Ka disa kushte që nuk plotësohen. Duhet gjetur zgjidhja e duhur që është e lidhur me principet tona. Kjo është një çështje për Shqipërinë dhe duhet zgjidhur, por nuk është kjo arsyeja kryesore për qëndrimin e Francës.

Nuk ka qenë e lehtë për të gjetur një marrëveshje me Britaninë, po përpiqem të bëj atë që është diçka e mirë. Sa i përket zgjerimit, dëgjova kolegët e mi dje, diskutuam shumë, kam bërë thirrje për koherencë, nëse nuk ka funksionuar ashtu siç duhet më parë, si mund të funksione më tej? Duhet patjetër të fillojmë me reformimin për t’i hapur dyert vendeve të tjera. Duhet ët ketë një koordinim. Nuk është momenti i duhur për zgjerim të mëtejshëm, duke marrë parasysh problemet me të cilat po përballemi”, tha Macron.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.