
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thyer heshtjen për skandalin e truprojes së tij që sulmoi demonstruesit në Ditn e 1 Majit. Macron në lidhje me këtë skandal është shprehur:”Unë jam fajtor. Unë do t’i përgjigjem popullit francez.”
Macron vijoji më tej se Benalla ka punuar me shumë përkushtim për të gjatë fushatës.
“Alexandre Benalla është dikush që ishte me ne gjatë fushatës [presidenciale], me shumë guxim dhe angazhim … Nuk e harroj atë angazhim dhe shërbimin që më dha”.
Ai tha se ajo që ndodhi më 1 maj është serioze dhe nuk ngurroi ta quante edhe tradhëti. Benalla, një ndihmës presidencial dhe anëtar i rrethit të brendshëm të Macron, ka qenë pasi ai sulmoi dy demonstrues në protestë, në të cilën ai duhej të ishte një vëzhgues.
Pallati Élysee, që e dinte për sulmin e Benallas,e mbajti atë në punë dhe dy muaj të tjerë. Ai u pezullua nga punakur gazeta Le Monde publikoi pamjet video të sulmit dhe policia thirri Benalla-n për t’u marrë në pyetje.
Burimi: The guardian



