E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Makina  del nga rruga, plagoset rëndë një person
Publik News

Makina del nga rruga, plagoset rëndë një person

Një aksident është regjistruar në fshatin Strikçan të Bulqizës, pasi një makinë tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga.

Ka mbetur i plagosur një person. I plagosuri është Elton Neziri, 33 vjeç që pritet të transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumas në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur këtë mëngjes, por ende nuk dihen shkaqet se pse makina ka dalë nga rruga.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.