Makina përfundon në kanalin vaditës, dyshohet për dy viktima
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Marinzë të Fierit.
Një makinë tip “Nissan” ka dalë nga rruga e është përmbysur në kanalin vaditës në zonën naftëmbajtëse.
Policia njofton se automjeti është gjetur rreth orës 13:00 në Marinëz. Brenda saj dyshohet të jenë dy persona që mund të jenë mbytur nga uji.
Uniformat blu po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit. Dyshohet se viktimat janë dy punonjës të një kompanie sigurie që operon në këtë zonë.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 13:00, në Marinëz është gjetur i përmbysur në një kanal një automjet tip “Nisan”. Po punohet për nxjerrjen e automjetit nga uji pasi dyshohet se brenda tij mund të jenë 2 persona dhe mund të jenë mbytur nga uji. Grupi hetimor po
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



