E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manaj shkund serbët: Milojeviç më përgëzoi për golin në Leskovac
Lajme

Manaj shkund serbët: Milojeviç më përgëzoi për golin në Leskovac

Heroi i fitores së Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskovac, Ray Manaj, ka zbuluar se trajneri i tij në klubin Sharjah, Milosh Milojević, me origjinë serbe, e ka përgëzuar për golin e shënuar në atë ndeshje.

Në 11 tetor, Shqipëria mposhti Serbinë me rezultatin 1-0, falë golit të Manajt, i cili festoi me duart në formë shqiponje, një moment që acaroi edhe më shumë tifozët serbë, por që për shqiptarët kishte një rëndësi të madhe simbolike.

Pas rikthimit te Sharjah, Manaj foli për marrëdhënien e tij me trajnerin Milojević:

“Marrëdhënia ime me trajnerin është e shkëlqyer. Kam respekt maksimal për të. Në fund të fundit, ai më përgëzoi kur u ktheva në klub nga angazhimi me Kombëtaren. Kjo është normale në futboll; ne jemi të gjithë këtu për suksesin e Sharjah,” – tha Manaj, sipas raportimit të “Al Etihad”.

Gjithashtu, Manaj shënoi në ndeshjen e tij të parë pas rikthimit te klubi, duke ndihmuar Sharjah të fitojë 2-0 ndaj Al Dhafra.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.