E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mario Mitaj transferohet në Arabi, shok skuadre me Benzema dhe Kante
Lajme

Mario Mitaj transferohet në Arabi, shok skuadre me Benzema dhe Kante

Futbollisti i Kombëtares, Mario Mitaj, do të jetë blerja më e re e skuadrës arabe, Al-Ittihad.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari sportiv italian, Gianluca di Marzio, i cili gjithashtu jep detaje mbi transferimin e bujshëm. Sipas tij, shifra e huazimit 1 vjeçar do të jetë 1 milion e 200 mijë euro, ndërsa në fund të sezonit ekipi i Ligës Pro në Arabinë Saudite do të shlyejë edhe 5 milionë euro të tjera për blerjen e kartonit të Mitajt.

Mitaj do të jetë shok skuadre me tre yje të futbollit francez si Benzema, Kante dhe Diaby.

Futbollisti i Kombëtares kaloi nga AEK i Athinës te Lokomotiva e Moskës në vitin 2022 për 3 milionë Euro.

Në Serie A, Lazio dhe Bolonja ishin të interesuara për ta patur Mitajn pjesë të skuadrës së tyre, por duket se mbrojtësi i Kombëtares ka zgjedhur Arabinë Saudite si destinacionin e të rradhës në karrierën e tij futbollistike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.