E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Marrëveshja bërthamore me Lukashenkon, Gjermania dënon veprimin e Putin: Vendim i papërgjegjshëm, po përshkallëzon luftën!
Bota

Marrëveshja bërthamore me Lukashenkon, Gjermania dënon veprimin e Putin: Vendim i papërgjegjshëm, po përshkallëzon luftën!

Plani rus për të vendosur armë bërthamore në Bjellorusi është konsideruar së fundmi nga autoritetet gjermane si vendim “i papërgjegjshëm” dhe përshkallëzues sa i përket konfliktit me Ukrainën.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme gjermane e ka përshkruar njoftimin e Vladimir Putin se Rusia do të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi si “të papërgjegjshme.

Berlini e sheh njoftimin e Moskës si “një përpjekje tjetër për presionin bërthamor dhe ne e konsiderojmë këtë retorikë si të papërgjegjshme dhe e refuzojmë shprehimisht atë,” u tha Andrea Sasse gazetarëve në Berlin.

Presidenti rus tha të shtunën se ai po vepronte pas negociatave me homologun e tij bjellorus, Alexander Lukashenko, i cili tha se kishte “ngritur prej kohësh çështjen” e një vendosjeje bërthamore në territorin e vendit të tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.