Marrëveshja me Greqinë për detin, Lubonja: Po humbasim Shqipërinë, ja interesi i vetëm i Ramës
Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinin” në “News 24” ka komentuar lajmin e publikuar se Greqia do të marrë nga Shqipëria 12 milje det.
Lubonja ka akuzuar për mungesë transparencë ministrin Bushati duke thënë se ne e marrim vesh nga ministri Grek dhe jo nga ministri ynë se përse po dialogohet në takimet e njëpasnjëshme të tyre.
“Na e thotë Kotzias se ç’është biseduar dhe jo Bushati. Nuk ka transparencë në këtë gjë. Del ministri dhe nuk flet për ne se çfarë po negociohet dhe del ministri grek dhe na informon se është rënë dakord për detin.
E gjitha kjo nuk është vetëm në këtë fushë gënje mashtro, dhe bëj atë që ke kundërshtuar deri tani është e përditshme, konkretisht e Ramës.
Këta nuk na thonë edhe një gjë, se sa ishte kjo marrëveshja që kishte bërë Berisha. Të na thonë që Berisha kishte lënë në marrëveshje 20 milje dhe ne arritëm kaq.
Ajo që i djeg më shumë Ramës është çështja e detit. Ai duhet të thoshte se çfarë po bisedohet, jo siç e bën Ra gjithnjë që prisni se çfarë do të bëjmë dhe nuk bën asgjë. E fyt pykën dhe pastaj ne nuk kemi se ç’i bëjmë.
Nuk del Bushati të thotë. Gënjejnë përditë. E përgënjeshtrojnë të nesërmen atë që thonë një ditë më parë. Nuk është se ne po humbim vetëm disa milje, ne po humbim Shqipërinë,” tha Lubonja.
“Instrumenalizohet dhe është që nga kthimi pronave, e deri tek bashkimi me Kosovën e Shqipërinë. Çështja çame ka ambiguitet. Nuk mendohet se do ndërrohen kufijtë kaq kollaj në Ballkan. Mendoje që kjo zhurmë e madhe, dhe shkon si jehonë, këto gjëra janë popull më të ndjeshme dhe prandaj krijohet çarja dhe mos dialogu.
Rama është gati të shes Çamërinë që të hapen negociatat e me Bashkimin Evropian, kjo është gjeja që mendohet për këtë marrëveshje. Grekët janë superior, dhe ata kanë mbyllur marrëveshjen për varrezat.
Nuk përcaktohet ndërrim i kufirit me këto varreza. Grekët në këtë aspekt kanë edhe çështjen e teksteve, pikërisht kjo fryma shqiptare. Besoj se këto duhen zgjidhur, historia duhet lexuar mirë,” shtoi Lubonja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



