E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mazhoranca i kaloi AlbControl-it, 30 mln euro nga fondi i pronarëve dhe nga taksat!
Lajme

Mazhoranca i kaloi AlbControl-it, 30 mln euro nga fondi i pronarëve dhe nga taksat!

Qeveria shqiptare është vënë në siklet të madh për shkak të dëmit prej dhjetëra milionë eurosh që duhet t’i paguajë ish-pronarit të TV “Agon Channel” Francesco Becchetti, të cilit, Kryeministri Edi Rama, për teka të vetat,  ia shkatërroi vite më parë televizionin e ngritur në Tiranë.

Dhe pikërisht sot, Kuvendi i Shqipërisë miratoi mes protestës së deputetëve opozitarë, një Akt Normativ  me anë të të cilit, qeveria Rama bën manovra që miliona euro nga fondet e ish-pronarëve t’ia kalojë si huadhënie AlbControl-it, pasi kësaj shoqërie të navigimit ajrori i janë bllokuar të gjitha fondet nga Eurocontrol si dëm që qeveria shqiptare duhet t’ia kishte shlyer biznesmenit italian.

­Eksperti i ekonomisë pranë PD, Dorian Teliti, e akuzoi qeverinë për këtë vendim që e miratoi sot vetëm me socialistët në Kuvend dhe në kushtet e mungesës së plotë të transparencës.

“Në pak minuta, siç e do “tradita e rilindur”, – ironizoi Teliti, – kartonët e mazhorancës miratojnë njëzëri, me kokën poshtë e kartonët lart, Aktin Normativ te dhjetorit 2023. Pse nuk e duan debatin? Pse nuk e duan transparencën? Çfarë duan të fshehin?

Përgjigja është fare e thjeshtë:  me këtë Akt Normativ ulen me 8 milionë euro fondet për dëmshpërblimin e (ish)pronarëve dhe i jepen 30 milionë euro AlbControl-it që të përballojë shpenzimet e veta, pasi Becchetti fitoi gjyqin ndërkombëtar si pasojë e arrogancës qeverisëse. Ky është kësti i parë që i jepet AlbControl-it, disa të tjera priten këtë vit”, paralajmëroi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.