E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbahet sot protesta e 116-të në Tiranë kundër qeverisë
Lajme

Mbahet sot protesta e 116-të në Tiranë kundër qeverisë

Në Tiranë zhvillohet sot protesta e 116-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, në kuadër të tubimeve të përditshme që kanë vijuar prej disa javësh në kryeqytet.

Organizatorët kanë njoftuar se protesta do të nisë me grumbullimin e qytetarëve dhe fjalimet e aktivistëve, përpara se pjesëmarrësit të vijojnë me marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Në protestat e zhvilluara gjatë ditëve të fundit, një pjesë e mesazheve të përsëritura kanë qenë kërkesat për largimin e kryeministrit nga detyra, ndërsa protestuesit kanë përdorur slogane si “Rama jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Arrestoni Ramën”, “Shteti ka rënë” dhe “Arrestoni Ballukun”.

Pjesë e tubimeve kanë qenë edhe pankartat me mesazhe kundër korrupsionit dhe kundër mënyrës aktuale të përfaqësimit politik në vend.

Gjatë marshimeve është dëgjuar gjithashtu thirrja “Bashkohuni studentë, kombi na thërret”, përmes së cilës organizatorët kanë kërkuar një pjesëmarrje më të gjerë të qytetarëve, veçanërisht të të rinjve dhe studentëve.

Nga ndryshimet kushtetuese te Reforma Territoriale

Përveç kërkesave të drejtpërdrejta ndaj qeverisë, në fjalimet e mbajtura gjatë protestave të fundit janë ngritur edhe çështje që lidhen me mënyrën e funksionimit të sistemit politik dhe administrimit të territorit.

Ndër temat e trajtuara kanë qenë ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, përfaqësimi politik në Kuvend, Reforma Territoriale, zonat e mbrojtura, Paketa e Maleve dhe investimet strategjike.

Organizatorët kanë deklaruar se protesta nuk do të jetë një tubim i izoluar, por pjesë e një qëndrese që synon të vijojë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Në qendër të kërkesave të protestuesve mbetet thirrja për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa marshimet pritet të vijojnë në rrugët e kryeqytetit edhe sot.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.