MBANTE ARMË PA LEJE NË BANESË, ARRESTOHET FIERAKU
Policia e Fierit ka arrestuar një 34 vjeçar, i akuzuar për armbajtje pa leje.
Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë G.K, 34 vjeç, banues në Levan, Fier.
Arrestimi i këtij të fundit është bërë pas informacioneve të marra nga qytetarët.
Njoftimi i policisë:
Falë bashkëpunimit me qytetarët, bie në prangat e policisë një shtetas për armbajtje pa leje.
Nga informacionet e marra nga qytetarët, policia ushtroi kontroll në banesën e shtetasit G.K në Levan ku ju gjet e u sekuestrua një armë zjarri automatike me një karikator dhe 20 fishekë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
G.K, 34 vjeç, banues në Levan, Fier.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



