E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbyllet shkolla e Pajanës në Pezë  pas dy vitesh!
Flash

Mbyllet shkolla e Pajanës në Pezë pas dy vitesh!

Skandal, 670 milionë lekë të shkuara dëm

Shkolla 9-vjeçare “Rufan Hakrama” në Pajanë të Pezës, një investim prej 670 milionë lekësh të vjetra nga buxheti i shtetit, është mbyllur. Vetëm dy vite pasi u inaugurua me bujë, e promovuar edhe nga vetë Kryeministri në facebook si model i kushteve moderne për nxënësit, sot ajo është e braktisur. Shkolla ndodhet vetëm 21 km larg nga qendra e Tiranës.

Mbi 43 fëmijë nga fshatrat Grecë, Pajanë, Ballashej, Gjysylkanë, Gror e më gjerë, nga parashkollori deri në klasë të nëntë, janë lënë pa shkollën e tyre. Me presion nga zyrtarë të arsimit mbi prindërit për të firmosur mbylljen, ata janë detyruar t’i dërgojnë fëmijët në shkollën “16 Shtatori” në Pezë të Madhe. Arsyeja? Mësuesit kanë refuzuar të shkojnë në Pajanë për shkak të rrugës dhe distancës, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zgjedhur rehatinë e tyre përpara të drejtës për arsim të fëmijëve.

Por kjo nuk është gjithçka. Distancat janë të frikshme për këta fëmijë, deri në 11 kilometra nga Gjysylkanja dhe 4.5 kilometra nga Pajana deri në Pezë të Madhe. Kilometra që në letër duken të menaxhueshme, por në realitet janë një makth i vërtetë. Rruga është në kushte skandaloze, të paprekura prej vitesh nga shteti, e ngjashme më shumë me Mesjetën sesa me vitin 2025, një rrugë që rrezikon jetën dhe shëndetin e fëmijëve çdo ditë me shi, baltë, breshër e kushte ekstreme moti.

Pse u ndërtua kjo shkollë? Pse u investuan qindra milionë për të dhe u la të mbyllej pas dy vitesh? Pse këto para nuk u përdorën për të ndërtuar rrugën, që është themeli i aksesit në arsim dhe jetës së përditshme? Një rrugë për të cilën shteti kurrë nuk ka vënë dorë dhe prej vitesh i kanë genjyer banorët se do të bëhet rruga e re. Por jo, siç shihet është një rrugë e përshtatshme me Mesjetën dhe jo me vitin 2025, në një kohë kur qeveria propagandon se do të na fusë në BE.

Edhe më tronditës është fakti se në projektin e saj ishin planifikuar dy klasa parashkollore, por kopshti dhe parashkollori nuk funksionuan asnjë ditë. Sot, fëmijë të vegjël, madje edhe ata me probleme shëndetësore, janë të detyruar të përballojnë çdo mëngjes rrugën e ferrit për të arritur në shkollën e largët. Për çfarë e ndërtuan shkollën është pyetja e madhe per Ministrinë e Arsimit? Ata prindër që nuk kanë mundesinë t’i dergojnë fëmijët në shkollën “16 shtatori” në Pezë të Madhe, ku t’i çojnë?

Ky është një krim i vërtetë social dhe institucional ndaj fëmijëve të këtyre fshatrave. Ministria e Arsimit dhe qeveria shqiptare kanë dështuar jo vetëm në menaxhimin e arsimit, por edhe në sigurimin e të drejtave më minimale të banorëve, një rrugë dhe një shkollë funksionale.

A e ka parë ndonjëherë Ministria e Arsimit rrugën që lidh Pezën me Gjysylkanjen? A e ka parë qeveria se si ecin këta fëmijë çdo ditë?
Në vend që t’i japin zgjidhje, ata e mbyllin shkollën, duke e kthyer investimin e madh në një monument të mashtrimit dhe papërgjegjësisë shtetërore.

Kjo që po bën shteti me fëmijët e fshatrave, Pajanë, Grecë, Ballashej, Gjysylkanjë dhe Gror është kriminale, po ashtu edhe me banorët duke i lënë me një rrugë që as në epokën e gurit nuk ka qenë e tillë. Banorët e këtyre fshatrave shquhen për mikëpritjen, pasionin për punën dhe dashurinë për tokën dhe vendin e tyre. Ata nuk e meritojnë këtë mospërfillje të shtetit.

P.S. Po i bëjmë tag edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit
Video: Shkolla dhe rruga.

al, 670 milionë lekë të shkuara dëm, shkolla e Pajanës në Pezë mbyllet pas dy vitesh!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.