Mbyllet tubimi i opozitës para Kryeministrisë pas dy orëve protestë
Qytetarët hodhën tymuese dhe molotov! Ja mesazhet që përcollën deputetët dhe Sali Berisha!
Ka zgjatur dy orë protesta e opozitës, e thirrur nga grupi i Rithemelimit dhe partitë e tjera opozitare. Mesazhi i kësaj proteste, sic u shpreh edhe vetë Berisha është se “sot ka nisur misioni i mosbindjes civile për të rrëzuar qeverinë”.
Protesta ishte përgjithësisht e qetë, me disa incidente të vogla, pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, ku disa qytetarë hodhën tymuese dhe molotov në drejtim të kryeministrisë.
Në këtë protestë mbajtën fjalime disa nga deputetët dhe ish-deputetët e PD, e po ashtu i ’pranishëm’ ishte edhe Sali Berisha, përmes një video-konference.
Po kush ishin mesazhet që përcollën disa nga deputetët dhe ish-kryeministri Sali Berisha?
Me një podium të imporvizuar nga shtëpia e tij ku po vuan arrestin e shtëpisë, Sali Berisha dha mesazhin se “Ne inaugurojmë sot misionin tonë, betejën pa kthim të mosbindjes civile kundër diktaturës së dytë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



