Me drogë në Kakavijë, procedohen dy persona në dalje të Shqipërisë
Policia e Shtetit në Gjirokastër ka referuar materialet në Prokurori për dy shtetas të kapur me lëndë narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve kanë nisur procedimin penal për:
-
E. N., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij iu gjet një sasi kanabis në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë;
-
V. B., 32 vjeçe, banuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi kanabis.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokuroria e Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



