“Me kokainë me vete dhe 7 mijë euro” – arrestimi i të riut shqiptar çon në zbulimin e rrjetit të drogës, ‘fundos’ tre të tjerë
Shqiptari 20-vjeçar emri i të cilit nuk është bërë i ditur u kap me rreth 100 gram kokainë dhe me një shumë parash të thata prej 7,000 €, që dysohet se ishin fituar nga trafiku i drogës.
Më pas hetimet vijuan dhe lejuan gjurmimin e dy të rinjve, përkatësisht një azilkërkues gambian 21 vjeç dhe një italian 18 vjeç, që dyshohet se ishin të përfshirë në veprimtarinë e trafikimit të drogës.
Ata u monitoruan për disa kohë që të bëhej zbulimi i plotë i organizatës së drogës, që operonte në zonën e bregdetit Pesaros. Kështu u konstatua se dy të rinjtë në fjalë furnizuan me hashash dhe kokainë më shumë bashkëmoshatarë, që rrinin në ambiente të ndryshme të Viale Trieste.
Hetimet bënë të mundur rindërtimin e skemës së si operonte rrejti drogës, kun ë trafik ishte përfshirë edhe e dashura 30-vjeçare e italianit, një qytetar maroken nga 22 vjeç, një 37 vjeçar, punëtor, banues në komunën e Vallefoglia.
Një 41-vjeçar gjithashtu nga zona e Vallefoglia, punëtor, që besohej të ishte bashkëpunëtori më i besuar i 37-vjeçarit të lartpërmendur, një 36-vjeçar gjithashtu me origjinë Campania me banim në Montelabbate, që besohet se ishte subjekti me kalibër më të madh për furnizimin e kokainës, partnerja e tij 32 vjeçare dhe dy “shpërndarës” 39 dhe 43 vjeç.
Kontrollet e shumta të kryera nga ekipi Pesaro çuan në sekuestrimin, në total, mbi 250 gram kokainë dhe rreth 200 gram hashash. Gjithashtu u arrestuan në flagrancë, nën akuzën e kryerjes së veprës penale mbajtja e lëndës narkotike dhe trafikimi i saj 41-vjeçari nga Vallefoglia, 36-vjeçari nga Campania, me banim në Montelabbate dhe 43-vjeçari nga Pesaro.
Ndërsa të gjithë personat e tjerë të përfshirë iu dha masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Falë këtij hetimi u identifikuan rreth 50 përdorues të rinj të drogës.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



