E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Me syze  dielli dhe i rrethuar me policë Beleri pritet me brohorima në varrezat e Himarës
Lajme

Me syze dielli dhe i rrethuar me policë Beleri pritet me brohorima në varrezat e Himarës

I shoqëruar me efektivë të policisë dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë deri tek varri i gjyshes së tij. Me syze dielli për të mbuluar sytë. Me makinë policie deri tek varrezat e Himarës. Kështu ka mbërritur Fredi Beleri në varrezat e Himarës për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të gjyshes së tij të ndarë nga jeta.

Nën masa të rrepta sigurie brenda dhe jashtë varrezave, kjo ceremoni është zhvilluar me prezencë të rritur të policisë.

Raportohet se Beleri u prit me thirrje drejtuar tij nga qindra simpatizantë që e prisnin në Himarë, të cilët kanë kërkuar sërish lirimin e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.