E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Media e huaj/“Shkodra si Palermo e 5 familjeve”: I shumëkërkuari Safet Rustemi zotëron plazhet në Velipojë
Bota

Media e huaj/“Shkodra si Palermo e 5 familjeve”: I shumëkërkuari Safet Rustemi zotëron plazhet në Velipojë

Mediat belge me anë të një shkrimi të publikuar sot kanë treguar edhe një herë se i shumë kërkuar në vendin e tyre ndodhet në Shqipëri.

“La Dernier Heure” në artikullin e saj shkruan se  Safet Rustemi ose  i njohur ndryshe si Safet Bajri ndodhet në Shkodër edhe pse ësthë i dënaur me 9 vite në Belgjikë.

Kjo media shkon më tej duke thënë se  Rustemi zotëron një nga plazhet e Velipojës.

“Safet Rustemi shfrytëzon 620 shtretër plazhi dhe shezlongë. Është një nga 5 familjet e më të fortëve të Shkodrës shfrytëzojnë Velipojën. Këtë fundjave krimineli u pa në tarracën e një klubi dhe Shkodra, është  Palermoja e re është në duart e pesë familje mafioze. Kontrolli i plazheve private është një nga burimet e të ardhurave të tyre. Kontaktuam me avokatin e Safet Rustemit në Belgjikë por nuk preferoi të kontaktonte”, thuhet më tej në shkrimin e medias “La Dernier Heure”.

Po ashtu media belge në një tjetër shkrim shkruan dhe për procedurat që Rustemi ka ndjekur për tu dëbuar nga Belgjika, dhe tregon për debatet ë janë bërë për të në zyrën e migracionit.

Ndërkohë që për Rustemin u hodhën dhe dyshime nëse ai kishte lidhje apo jo me deputetin e PS, Luan Harusha, por që u mohuan nga ky i fundit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.