Media në konflikt të hapur me interesin publik dhe rrezik për demokracinë

Bojkoti i Top Channel, Klan, Report TV, Vizion+, e te gjitha mediat që janë kunder protestës dhe pro propagandës të Edi regjimit duhet të jetë më i vendosur se kurrë.
Këto media, në konflikt të pastër me interesin publik, të cilat zotërojnë në masën gati 95% të tregut mediatik, janë pronë e vetëm 5 familjeve apo 20 njerëzve.
Këto media me shtrirje kombëtare, por që ndjekin politika anti- kombëtare, të kapura nga Edi Rama, janë në konflikt të hapur me interesin publik dhe rrezik për demokracinë.
Le ti mbushin studiot me llumin e gazetarisë, agjentë shërbimesh të huaja, ish-sigurimsa, përfitues parash korruptive dhe të trafiqeve të drogës. As nuk ja kemi fare nevojën. Çdo shqiptar sot në shesh është një media e pavarur nga pushteti.
P.s Sipas “Reporters Without Borders”, Shqipëria renditet e 83-ta nga 180 vende në Indeksin Botëror për lirinë e medias, e publikuar për vitin 2026.
.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



