E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“PD pa moral! Në Parlament është me Iranin, në seli me SHBA-në”
Lajme

“PD pa moral! Në Parlament është me Iranin, në seli me SHBA-në”

Juristi Kreshnik Spahiu ka kritikuar ashpër qëndrimin e Partia Demokratike e Shqiperise lidhur me rezolutën e miratuar në Kuvendi i Shqiperise për shpalljen e Irani si “shtet sponsor të terrorizmit”.

Gjatë një lidhjeje live në një emision televiziv, Spahiu e cilësoi sjelljen e opozitës si të paqëndrueshme dhe të pamoralshme.

Sipas tij, Partia Demokratike ka mbajtur një qasje të dyfishtë: mungesë në seancën plenare ku u votua rezoluta dhe më pas një deklaratë publike kundër Iranit nga selia e partisë. Ai theksoi se kjo sjellje krijon perceptimin e një politike të paqartë dhe kontradiktore.

Spahiu u shpreh se në Kuvend nuk pati asnjë votë kundër, duke ngritur pyetje mbi mungesën e qëndrimeve të hapura, qoftë edhe kritike ndaj politikave të Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ai nënvizoi se të qenit kundër një qëndrimi ndërkombëtar nuk është domosdoshmërisht i gabuar, por problemi qëndron tek mungesa e koherencës.

Në analizën e tij, Spahiu argumentoi se ndërsa socialistët mund të kritikohen për afrim me SHBA-të, mungesa e një qëndrimi të qartë nga opozita është edhe më problematike. Ai e përshkroi këtë si një formë “dyfytyrësie” në politikën shqiptare.

“SHBA-të dhe Uashingtoni nuk kanë nevojë për servilizmin e Ramës dhe votën pro të Shqipërisë. Madje as ka për ta marrë vesh ndonjëherë Trump që ky Parlamenti në Shqipëri ka votuar këtë Rezolutë. E dyta, nëse të gjithë ne do të biem dakord që kjo vota e socialistëve ka një gjysmë dinjiteti për shkak të servilizmit ndaj SHBA-ve, unë do të thoja se mungesa e votës kundra ka zero dinjitet.

Sot në Kuvend nuk pati asnjë votë kundër. Që do të thotë a ka sot njerëz me qëndrim anti-amerikan? Ka plotë. Që të jesh kundër qëndrimeve të SHBA-së, shpesh herë mund të jetë edhe e moralshme e parimore. Çështja është te dyfytyrësia e politikës shqiptare.

Që do të thotë, fillojmë nga PD, në Parlament është me Iranin, kur shkojnë te selia e partisë, janë me SHBA-të. Pra nuk marrin pjesë aty sepse duan të mbajnë një qëndrim pro-europian, pastaj kur shkojnë te partia bëhen pishman dhe dalin japin një konferecë shtypi kundër shtetit iranian dhe e shpallin organizatë terroriste. Ky qëndrim i dyfishtë është më e pamoralshmja”, tha mes të tjerash Spahiu.

Kujtojmë se grupi parlamentar i Partia Demokratike e Shqiperise nuk mori pjesë në seancën ku u miratua rezoluta, por më pas, përmes një deklarate nga selia e partisë, e konsideroi Iranin si vend që sponsorizon terrorizmin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.