Megatek/ Pas aksidentit të dy të miturve, sot humb jetën në punë 32-vjeçari
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak orë më parë në Tiranë. Mësohet se punëtori 32-vjeçar ka humbur jetën në ambientet e Megatek. 32-vjeçari është goditur nga një mjet pune (pirun) dhe ka marrë plagë të rënda. Ai është transportuar në spital por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Kjo ngjarje vjen pak muaj pas aksidentit të dy të miturve të cilët ranë nga skela e Megatek në një kohë kur po punonin në të zezë. Asksuh nuk mbajti përgjegjësi atherë dhe me shumë mundësi askush nuk do të mbajë përgjegjësi edhe tani, pasi Dionis Teqja me mikun e tij, kunatin e Lul Bashës, i ka krahët e ngrohta.
Ajo që mund të themi pa asnjë pikë dyshimi është se siguria në punë tek Megatek është zero.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



