E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Merkel nuk  e bindi  presidentin francez, Emmanuel Macron, për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Bota

Merkel nuk e bindi presidentin francez, Emmanuel Macron, për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Merkel u shpreh: “Kemi disa diferenca sa i përket problematikave që janë shfaqur. Ashtu siç e dini, duhet një vendim unanim për çeljen e negociatave”.

Ndërsa Macron tha se përshëndet reformat e ndërmarra nga dy shtetet ballkanike, por theksoi gjithashtu se “do t’i përmbahemi deklaratave tona politike sa i përket çështjeve kaq të rëndësishme”.

Macron tha se Ballkani është një rajon strategjik për Evropën, por fillimisht duhet të reformohet procedura e pranimit. Ai vuri në dukje edhe faktin se rinia shqiptare emigron gjithnjë e më shpesh në Bashkimin Evropian.

“Rinia shqiptare vjen më së shumti në BE dhe e shohim më së shumti në Francë. Unë do të ndalesha sërish te rithemelimi i procedurës apo riparja e saj. Po e shpall vizionin tim gjeopolitik në krah të kancelares, por më duhet të shpjegoj edhe këto gjëra të tjera”, u shpreh Macron.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.