E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mërrin në polici denoncimi i parë për videot +18 të Adi Hilës
Lajme

Mërrin në polici denoncimi i parë për videot +18 të Adi Hilës

Një denoncim ka mbërritur në polici lidhur me publikimin dhe shpërndarjen në internet të videove që kanë shkaktuar reagime ditët e fundit dhe që lidhen me kompozitorin Adi Hila.

Sipas informacioneve të raportuara nga mediat, kallëzimi lidhet konkretisht me shpërndarjen e materialeve filmike në faqe të ndryshme online.

Rasti është bërë pjesë e verifikimeve të policisë, ndërsa një ditë më parë vetë Adi Hila është paraqitur në komisariat, ku ka dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen.

Gjatë dëshmisë, kompozitori ka deklaruar se kamerat e instaluara në banesën e tij janë vendosur për arsye sigurie. Ai ka mohuar se ka qenë personi që ka publikuar apo shpërndarë videot që kanë qarkulluar në internet.

Në kuadër të verifikimeve, policia ka ushtruar edhe kontroll në banesën e Hilës. Gjatë kontrollit janë konstatuar kamera të instaluara në ambientet e banesës.

Megjithatë, në këtë fazë nuk është bërë e qartë nëse pajisjet e gjetura janë pikërisht ato që kanë regjistruar materialet filmike të vitit 2024, të cilat më pas janë publikuar online.

Hetimet pritet të përcaktojnë mënyrën se si janë siguruar videot, kush ka pasur akses te materialet e regjistruara dhe si kanë përfunduar ato në faqe të ndryshme interneti.

Deri në zbardhjen e plotë të rrethanave, publikimi dhe shpërndarja e materialeve mbetet objekt i verifikimeve të autoriteteve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.