Mësohet amaneti që la para vdekjes Nexhmije Pagarusha
Familjarët kanë ngushëlluar të bijën për humbjen e Pagarushës, vdekja e së cilës ka pikëlluar sot popullin shqiptar.
Sipas familjarëve të këngëtares, ajo ka kërkuar që kur të vdesë, të varroset me ceremoni private, pa prezencën e mediave.
Gjithashtu, Pagarusha ka lënë si amanet që të varroset në vendlindjen e saj, në Pagarushë të Malishevës.
Homazhet dhe varrimi i këngëtares do të mbahen ditën e nesërme.
Bilbil i muzikës shqiptare do të mbahet mend gjatë me këngët e famshme “E dehun jam”, “Baresha”, “Ani mori nuse”, “Mora testin”, “Dallëndyshe” dhe shumë hite të tjera.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



