E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta takim me  kryeministrin italian: Ndjekim me vëmendje debatin mbi vendimin për negociatat
Politikë

Meta takim me kryeministrin italian: Ndjekim me vëmendje debatin mbi vendimin për negociatat

Presidenti Meta priti sot në takim Kryeministrin e Italisë, Guiseppe Conte.

Kreu i Shtetit Shqiptar vlerësoi partneritetin strategjik me Italinë dhe falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në proceset e integrimit euro-atlantik të vendit.

“Ndjekim me shumë vëmendje të gjithë debatin mbi vendimin që do të merret në Samitin e 17-18 tetorit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shpresojmë që qasja realiste e çeljes në parim të negociatave, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të mbështetet nga të gjitha vendet anëtare”, tha Meta.

Presidenti i Republikës vlerësoi faktin se Italia mbetet një nga partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë, por shtoi se ka ende mundësi për intensifikimin e bashkëpunimit.

“Ne konsiderojmë që ka ende shumë mundësi për t’u përdorur në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare. Në veçanti, presim një prani më të madhe të investitorëve italianë në Shqipëri. Një urë e fuqishme bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona janë edhe komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali”, tha Presidenti.

Presidenti inkurajoi rritjen e përpjekjeve për mbajtjen gjallë të gjuhës, kulturës e traditave të pasura shqiptare në vendin fqinj.

3df4227a-69c9-4d28-ad11-bd9489cfaf9c

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.