E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Miliona për deputetët dhe zero për paraplegjikët!
Publik News

Miliona për deputetët dhe zero për paraplegjikët!

Teksa po flitej rreth ratifikimit që i ka bërë Shqipëria, konventës për respektimin e të drejtave të personave paraplegjikë dhe atyre me aftësi të veçanta, ka ndërhyrë me një fjalim të dhimbshëm Presidenti i Paraplegjikëve, Ndrek Ismailaj.

Publikisht Ismailaj ka treguar vështirësitë e çdo personi me aftësi të kufizuar fizike dhe braktisjen totale që u ka bërë shteti, i njëjti shtet që dërgon miliona për shërimin e deputetëve.

A e imagjinoni se ç’do të thotë me pasë një fëmijë me Sindromën Down, a e kuptoni? Duhet mbi 1 milion lekë të vjetra me e mbajt atë fëmijë. Të flasësh të thonë po ky ça është i majtë apo i djathtë? Unë jam me karrige me rrota. Ku i keni kurrikulat, apo marrin shërbim personat? Jo, bëni kurrikula sa të doni ju. 8 mijë lekë marrim në muaj. Çfarë mund të bëjmë me 8 mijë lekë? Një nga ne shkon një ditë më ngrënë një drekë, po 29 ditë të tjera? A kanë drejtë edhe ata me jetu? A kanë të drejtë ata me dalë njëherë më familjen e vetë? A kanë të drejtë me i shkollu fëmijët, me i çu jashtë? A kanë të drejtë me u shëru jashtë? Miliona lekë shkojnë për deputetë, po mua që jam i sëmurë me gurë në veshka?”,  janë këto disa nga fjalët që tha mbrëmë Ndrek Ismailaj, i cili i vuri të gjithë në heshtje.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.