E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri Balla e nis ditên në zyrat  e shoqërisë shtetërore “IdentiTek” : Hapat që duhen ndjekur për të nxjerrë dokumentet e identifikimit
Lajme

Ministri Balla e nis ditên në zyrat e shoqërisë shtetërore “IdentiTek” : Hapat që duhen ndjekur për të nxjerrë dokumentet e identifikimit

Që prej 1 gushtit, shërbimi për kartat e identitetit ose pasaportat biometrike ofrohet nga shoqëria shtetërore “IdentiTek”.

Këtë shërbim e ka marrë mëngjesin e kësaj të enjteje ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai tregon procedurat që ka ndjekur dhe që dhet të ndjekë çdo qytetar për dokumentet biometrike.

Gjithashtu, ministri deklaron se kuponët e vjetër të blerë te “Aleat”, që nuk janë përdorur mund të shkëmbehen në zyrat e Postës Shqiptare me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”.

“Mirëmëngjes!

Shërbimet për pajisjen dhe rinovimin e dokumenteve të identifikimit, kryhen prej 1 Gushtit nga kompania shtetërore “IdentiTek”. Për t’u pajisur me karta ID dhe pasaporta, qytetarët duhet të blejnë kuponin përkatës pranë zyrave të Postës Shqiptare dhe më pas të paraqiten në të njëjtat zyra aplikimi si më parë, tashmë zyrat e “IdentiTek”.

Qytetarët që kanë blerë kuponët e vjetër të ish-koncesionarit, dhe që nuk i kanë përdorur, të mos shqetësohen. Thjeshtë shkoni në zyrat e Postës Shqiptare dhe t’i shkëmbeni me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”. Prej ditës së sotme në sportelet e Postës Shqiptare qytetarët do të gjejnë edhe kuponët për shërbimin me procedurë të përshpejtuar (Fast Track).”, shkruan Balla

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.