E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri gjerman për Evropë: BE të angazhohet më shumë për Ballkanin
Publik News

Ministri gjerman për Evropë: BE të angazhohet më shumë për Ballkanin

Ministri gjerman i Shtetit për Evropë, Michael Roth thotë se Berlini dëshiron të shohë një angazhim më të madh të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

Ai bëri thirrje për konstruktivitetin e të gjitha vendeve anëtare kur është fjala për bashkëpunimin për përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

“Unë kërkoj frymën konstruktive të të gjithëve, sepse Ballkani Perëndimor nuk është “oborri i shtëpisë “sonë, por “toka jonë qendrore”. Është në interesin e të gjithë vendeve anëtare, veçanërisht fqinjëve të Ballkanit Perëndimor, t’i japin rajonit një perspektivë evropiane”, thotë Roth cituar nga një sërë mediash ballkanike.

Ai tha se Gjermania si anëtare kryesuese e tanishme e BE, u jep shumë rëndësi ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të dinë se mund të mbështeten tek ne“, thotë Roth.

Ai deklaron se Gjermania po bën gjithçka për të organizuar Konferencën e parë Ndërqeveritare të BE dhe Maqedonisë Veriore në dhjetor të këtij viti, e cila do të hapte negociatat e pranimit me Shkupin, citon Al Jazeera Balkan.

Lidhur me njoftimin se Bullgaria do të bllokojë procesin për shkak të mosmarrëveshjes mbi “gjuhën dhe identitetin maqedonas”, sekretari gjerman i shtetit thotë se Berlini dëshiron që “ne të ndërtojmë ura të qëndrueshme” dhe se është në bisedime me partnerët bullgarë.

“Ne nuk duhet të shtojmë kushte që nuk ekzistonin në përfundimet e mëparshme të Këshillit, as në parimet themelore të zgjerimit për të cilat ranë dakord“, përfundoi Roth.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.