Ministri italian: Në Shqipëri nuk duhet të ketë të paprekshëm nga ligji
Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti tha ditën e sotme se vendi i tij do ti qëndrojë në krah Shqipërisë, por nuk duhet të ketë njerëz të paprekshëm. Duke folur para policëve dhe ambasadorëve, Minniti u shpreh se askund nuk duhet të ketë njerëz të paprekshëm nga ligji.
‘Më lejoni të falënderoj forcat e Policisë italiane, Policinë e Shtetit, GdF për punën e jashtëzakonshme që kanë kryer këto vite. Gra dhe burra të Policisë Shqiptare, sepse në këto vite kemi pasur rezultatet që janë njohur dhe nga autoritete italiane.
Sidoqoftë në momentin kur theksojmë që kemi të bëjmë me një operacion suksesi më lejoni të nënvizoj dy gjëra: e para, kryhen në kohë dhe duhen mbajtur edhe në vitet e ardhshme.
Kemi diskutuar për këtë edhe mikun tim shumë të dashur për ndërveprim të fuqishëm. E di shumë mirë se ky është një objektiv strategji i qeverisë shqiptare dhe kam ardhur për të thënë se do të kemi bashkëpunimin e plotë të qeverisë italiane dhe ministrit italian.
Ne duhet të godasim organizatat e mëdha të trafiqeve të paprekshmit, sepse në Europë, Itali, Shqipëri, nuk ka të paprekshëm. Ky është një objektiv që do të punojmë së bashku’, tha gjatë fjalës së tij, ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti.
“Mund të themi se në këtë projekt, – vijoi ai, – dhe në këto objektiva është anagzhuar i gjithë sistemi, strukturat italiane që kanë bashkëpunuar me Shqipërinë dhe këto vende kanë punuar sëbashku. Një konsideratë të fundit, ky raport midis Shqipërisë Italisë përfshin një marrëdhënie më të gjërë të Evropës me vendet ballkanike. Falemnderit ambasadorëve që e kanë bërë të çmueshëm me ardhjen e tyre këtë takim duke dëftuar dhe një angazhim të komunitetit ndërkombëtar.
Këtu në Shqipëri, në Tiranë, këtu në Balllkan, luhet një lojë shumë e rëndësishme që ka sfida të rëndësishme: kundër lëndëve narkotike, kanabisit, emigracionit të paligjshëm dhe terrorizmit.
Lidhur me këto tri çështje kemi nevojë për një bashkëpunim. Me këtë takim ne bëjmë një hap tjetër përpara.
Në fund, duke ju falenderuar shumë ju, duke falenderuar ministrin e Brendshëm, duke falenderuar shumë Shqipërinë më lejoni të bëj një vërejtje të vogël me karakter personal. Nuk është hera e parë që vij në Shqipëri. Shoh me kënaqësi që shumë prej atyre që kam përballë, kur erdha herën e fundit, ishin të rinj ose në shkollë dhe kjo është e jashtëzakonshme për sensin e ndryshimit që ka përjetuar ky vend vitet e fundit.
Do të thoja se në atë rrugë që më sillte këtu nga aeroporti, ndjesitë ishin të një emocioni të jashtëzakonshëm. Tirana dhe Shqipëria kanë ndryshuar. Ne kemi ende probleme gjigande për të zgjidhur por ajo që mund të garantoj unë se do të punojmë sëbashku për të zgjidhur këto probleme. Shqipëria është shumë më mirë se ç’ka qënë dhe ne jemi krenarë që kemi kontribuar.
Komandanti i Guardia di Finanza, Giorgio Toschi u shpreh në prezantimin e raportit vjetor për kultivimin e kanabisit, se gjatë këtij viti në brigjet italiane janë sekuestruar 33 ton kanabis, me një rritje prej 116% në krahasim më 2016-ën.
Toschi theksoi gjithashtu se sipërfaqet e kultivimit të kanabisit në territorin shqiptar kanë rënë, ndërsa shtoi se Guardia di Finanza ka realizuar mbi 129 orë fluturimi nga muaji maj e deri në tetor të këtij viti.
“Italia ka dhënë ndihmën e saj në luftën kundër kanabisit në Shqipëri.
Guardia di Financa ka realizuar mbi 129 orë fluturimi nga muaji maj e deri në tetor të këtij viti. Ky bashkëpnuim nuk përfundon vetëm në territorin shqiptar, por vijon në detin e Italisë, në pjesën e poshtme të Adriatikut dhe pjesnë e sipërme të Jonit.
Vetëm vitin e fundit, Guardia di Finanza ka sekuestruar përgjatë bregut, 33 ton lëndë narkotike, me një rritje 116% krahasuar me 2016, kur u sekuestruan 12 ton drogë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



