Miratohet fleta e votimit për zgjedhjet e 13 qershorit/ Ja si renditen katër kandidatët për kryetar të PD-së
Kryetari në detyrë i PD-së Lulzim Basha do të mbajë numrin 4 në fletë.
I pari në listë do të jetë Fatbardh Kadilli, i pasuar nga numri dy Edit Harxhi, ky i fundit i ndjekur nga numri tre Agron Shehaj, dhe në fund të listës qëndron kryetari në detyrë Lulzim Basha.
Hedhja e shortit është bërë në prani edhe të përfaqësuesve të kandidatëve për kryetar të PD.
Të gjithë sfidantët në garë po vijojnë fushatën 12-ditore për garën brenda partisë. Zgjedhjet në selinë blu do të mbahen në 13 qershor sipas parimit “një anëtar një votë”. Bazuar në Statutin e PD-së çdo kandidat do ketë vëzhguesin e tij në zgjedhje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



