Miratohet marrëveshja e FSHEHTË mes qeverisë dhe Pfizer për vaksinën antiCovid-19
Ditën e sotme është votuar dhe është miratuar me 94 vota pro, marrëveshja sekrete mes qeverisë sonë dhe kompanisë Pfizer, për vaksinat antiCovid-19 që do të vijnë në vendin tonë, ndërkohë që 5 ishin kundër dhe 3 abstenim. Në fillim disa deputetë dhe krerë grupesh parlamentare ishin kundër kësaj marrëveshjeje jo-transparente. Pasi Kreu i Kuvendit Ruçi prezantoi rendin e ditës deputeti Ralf Gjoni tha se gjithçka po mbahet e fshehtë dhe duhet transparencë, si me deputetët, me median dhe me qytetarët. Nga ana tjetër, deputeti Kujtim Gjuzi akuzoi Ramën se i ka sjellë vaksinat në mënyrë kontrabandë dhe ka frikë të vijë të përballet në Kuvend. Edhe deputetja Rudina Hajdari ka refuzuar të votojë aktin normativ për miratimin e marrëveshjes së fshehtë të qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



