E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Reforma zgjedhore miratohet me ose pa PD brenda dhjetorit
Politikë

Rama: Reforma zgjedhore miratohet me ose pa PD brenda dhjetorit

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kete te hene Kryesinë e Partisë Socialiste, ndërsa pritet të diskutohen një sërë tematikash, përfshirë edhe ecurinë e reformës zgjedhore, e cila do të bëhet zhvillohet me dy faza. Në fazën e parë pritet të votohen në parlament rekomandimet e OSBE/ODIHR, ndërsa në të dytën priten të shqyrtohen pozicionet politike mes maxhorancës dhe opozitës, brenda dhe jashtë Parlamentit. 

“Kryesia e PS mblidhet pak ditë pasi Këshilli i Evropës vendosi të mos çel negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në BE, ndërsa pritet për t’u parë nëse kjo temë do të jetë objekt diskutimi nga PS. Kryesocialisti Edi Rama ka theksuar pak ditë më parë se reforma zgjedhore do të bëhet në dy faza. Në fazën e parë, sipas tij, e cila do duhet të përfundoj në dhjetor të këtij vitit do të votohen në parlament rekomandimet e OSBE për tre proceset e fundit zgjedhore. Pjesa e dytë e reformës zgjedhore, e cila ka të bëj me çështjet e ndjeshme dhe flitet për pozicionet politike të maxhorancës, opozitës parlamentare dhe asaj jo parlamentare mbete për tu rishqyrtuar”-tha gazetari i BW.

Pak ditë më parë shefi i qeverisë u shpreh se reforma zgjedhore, si kusht i Bundestagut gjerman do të miratohet me ose pa Partinë Demokratike, brenda muajit dhjetor./BW

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.