E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Mjegulla” arreston 5 trafikantët e drogës në Tiranë, VIDEO nga operacioni i befasishëm
Lajme

“Mjegulla” arreston 5 trafikantët e drogës në Tiranë, VIDEO nga operacioni i befasishëm

Policia e Tiranës në kuadër të opercionit “Mjegulla” ka arrestuar 5 persona, për trafikim droge në Tiranë.

Policia ka bërë me dije se janë sekuestruar 90 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa

Për këtë arsye janë arrestuar në flagrancë 5 persona

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, më datë 01.12.2017, rreth orës 12.45, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Njësinë e Forcave Operacionale Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin “MJEGULLA”.

Si rezulat janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

1. K.Xh., 29 vjeç, lindur në Korçë, dhe banues në Tiranë.

2. H. E., 31 vjeç, lindur në Mokricë, banues në Durrës.

3. A. Sh., 54 vjeç, lindur në Tiranë, banuese në Tiranë.

4. A. K., 52 vjeç, lindur dhe banues në Durres, i dënuar me parë.

5. P. Ç., 52 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, i dënuar më parë.

Të lartpërmendurit u kapën në flagrancë më datë 01.12.2017, ora 12:45 në rrugën “Kastriotët” në këto rrethana:

Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve më datë 01.12.2017, në orët e mesditës është organizuar shërbim pasi në bazë informacioneve të marra në rruge operative që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarise së kundraligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se shtetasit K. Xh., H. E., dhe A. Sh., në bashkëpunim me njeri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” në sasi të konsiderueshme, personave të ndryshëm në zonën e Kamzës, Institut Kamëz, Paskuqan, Babrru, etj.

Personat e lartpërmendur lëviznin me automjetet BMW me targa AA 314 RV, Peugeot me targa AA 911 GY, Peugeot me targa AA 459 IA, në perdorim nga keta shtetas.

Ne Rrugën “Kastriotët” pranë vendit të quajtur “pallatet e Verdha” janë neutralizuar dhe prangosur, të tre personat e lartpërmendur, ku në bagazhin e automjeteve të tyre dhe ne sediljet e pasme ndodheshin disa thase të zinj të mbushur me material bimor të thatë ngjyrë jeshile e dyshuar si lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.

Në vijim të operacionit janë kapur dhe arrestuar edhe dy shtetas të tjerë konkretisht, A. K., dhe P. Ç., të cilët qarkullonin me një automjet “Mercedez Benz” për të cilet kishte dyshime së bashkëpunonin më autorët e dyshuar të arrestuar në flagrancë.

Sasia e bimës së dyshuar si narkotike të pershkruar më lart, pas peshimit, rezultoi në peshën totale 90 kilogramë.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale:

4 automjete

8 telefona celularë

Materialet proceduriale do t’i kalojne Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike në bashkëpunim”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.