Mjeku në Tiranë ngacmon pacienten para operacionit (Detaje)
Një mjek në Tiranë është vënë nën hetim penal pas një kallëzimi nga një paciente, e cila e akuzon për shkelje të etikës profesionale gjatë trajtimit.
Ngjarja ka ndodhur në një spital në kryeqytet, ku sipas cna.al, pacientja pretendon se është ngacmuar gjatë kohës kur ishte paraqitur për një ndërhyrje mjekësore. Autoritetet kanë nisur procedurat për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në ngarkim të shtetasit A. Gj., 44 vjeç, me profesion mjek, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një shtetase se gjatë kohës që ishte paraqitur për një ndërhyrje mjekësore në spital, nuk është trajtuar sipas rregullave të etikës profesionale. Nën drejtimin e Prokurorisë punohet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, njofton policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



