Mjeku pneumolog : Grafia dhe skaneri nuk janë armë që luftojnë Covidin
Grafia dhe skaneri nuk janë armë që luftojnë Covidin”. Kështu u shpreh mjeku i njohur pneumolog, Ardian Jorgji, i cili thotë se i bëson me shumë shenjave klinike.
Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, Jorgji u shpreh se në fazat e hershme të Covidit, skaneri apo grafia nuk tregon asgjë në lidhje me virusin.
Madje, sipas tij në fazat e hershme, pacientët me Covid nuk dallohen edhe nëse i dëgjon me veshë.
“Në dëmtimet e Covidit grafia nuk është një armë që ndihmon shumë dhe sidomos në fazat e para, po flas për të rriturit. Në fazat e para nuk tregon asgjë. Madje edhe në dëmet e lehta nuk tregon asgjë. Kjo e bën të vështirë diagnostikimi.
Të gjithë të sëmurët unë i dëgjoj me veshë, por në fazat e para nuk mund të dëgjohet asgjë me veshtë dhe dëmtimet mund të kenë nisur. Prandaj mbështetem shumë tek simptomat”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



