Modelja e “OnlyFans” zbulon historinë me Lamin Jamal: Më shkroi që kur ishte 11 vjeç, për pak u ndesha me vajzën tjetër
Modelja spanjolle e “OnlyFans”, Fati Vázquez, ka rrëfyer detaje të panjohura nga lidhja e saj verore me futbollistin e Barcelonës, Lamin Jamal, duke konfirmuar se marrëdhënia e tyre kishte nisur shumë më herët nga sa u mendua fillimisht.
E ftuar në podkastin spanjoll “En todas las salsas”, Vázquez deklaroi se kishte komunikuar me 17-vjeçarin për rreth tetë muaj para se të takoheshin për herë të parë. Takimi, sipas saj, ndodhi në Itali, në një ambient privat, ku i pranishëm ishte edhe një përfaqësues i lojtarit për të garantuar privatësinë.

“Unë nuk mund të kundërshtoj të pakundërshtueshmen. Nuk ishte një marrëdhënie që lindi nga nata në mëngjes,” tha modelja, duke theksuar se fotot e publikuara së fundmi nuk përbënin fillimin e lidhjes së tyre.
Një detaj i veçantë që ajo zbuloi ishte se Jamal i kishte shkruar që në vitin 2018, kur ishte vetëm 11 vjeç. “Mendoj se ishte fans i imi dhe për të ishte gjëja tipike e listës së gjërave që duhen bërë. Por ai kurrë nuk e pranoi këtë, sepse nuk ia lejonte egoja,” tha Fati.
Modelja shtoi gjithashtu se gjatë pushimeve verore, për pak u përball drejtpërdrejt me një tjetër vajzë që kishte qenë pranë Jamalit. “Unë arrita një ditë me vonesë dhe nuk u takova me të për punë orësh. Madje ajo më kontaktoi më vonë duke më treguar gjithçka,” tregoi ajo.
Sa i përket lidhjes së përfolur të Jamalit me këngëtaren argjentinase Nicki Nicole, Vázquez u shpreh skeptike: “Mendoj se ai është shumë i dhënë pas saj, por ajo jo.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



