Monika aktore, Likja shkrimtar? Befason avokati: Do shihni çudira!
Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka deklaruar në një lidhje direkte për emisionin “Off the Record” në A2 CNN se ish-Presidenti do të dalë publikisht brenda këtij muaji, duke paralajmëruar një rikthim me shumë zhurmë.
“Zoti Meta do të dalë këtë muaj. Së shpejti do ta keni në studio. Mund ta pyesni nga afër për gjithçka. Ai ka shumë gjëra për të thënë”, tha Cakrani.
Sipas avokatit, Meta është duke përgatitur edhe një libër rrëfim, ku do të zbulojë prapaskena dhe detaje të panjohura.
“Do të rrëfehet për shumë gjëra. Do të merreni gjatë me zotin Meta. Ai po shkruan edhe një libër dhe do të shikoni çudira”, u shpreh Cakrani.
Ndërkohë, Monika Kryemadhi, në intervistën e dhënë në emisionin “Debat” në A2 CNN më 24 Prill 2025, është shprehu se ka zgjedhur të eksperimentojë me artin. Ajo zbuloi se po angazhohet në një film të ri, ku do të luajë rolin e një personazhi enigmatik.
“Është një film interesant për rininë. Kam një rol të një personazhi enigmatik, që krijon hapësirë për një djalë të ri të realizojë ëndrrën e tij. Këtë e kam bërë dhe në jetë,” u shpreh Kryemadhi.
“Do të bëj dhe ca prova, se filmi është zanat më vete. Do ta shoh veten ndryshe në këtë projekt. Për politikën? Është shpejt për të folur, besoj se nuk do të kem oferta…”, shtoi ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



