Monika Kryemadhi prezanton kandidatët: Nuk është çështja tek numri i deputetëve, por…
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte sot në Elbasan ku prezantoi kandidatët për deputete. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi tha se Elbasanin nuk mund të marrë peng Edi Rama.

“Elbasanin nuk mund ta marrë peng as Edi Rama, as Taulant Balla dhe askush tjetër. Elbasani është i elbasanllinjve dhe Elbasanin do ta shijojnë të gjithë shqiptarët, duke qenë vetë elbasanllinjtë që do të ofrojnë atë mikpritjen, të gjithë atë mirësi dhe kulturë që mbart ky qytet. Dhe unë jam e bindur për këtë dhe besoj vërtet, sepse e njoh Elbasanin shumë mirë me virtytet e veta”, tha Kryemadhi.
LISTAT E KANDIDATEVE
Teksa foli për listat e kandidatëve të LSI në Elbasan, Kryemadhi tha se 80% janë femra.
“E jona nuk është listë, por është një skuadër. Është një ekip fitues. Nuk ka të bëjë me renditjen, nuk ka të bëjë me vendosjen, nuk ka të bëjë me emrin, por ka të bëjë me ekipin, frymën e ekipit, sepse fryma e ekipit është ajo që i jep fitoren gjithë skuadrës.
Në fakt e vlerëson jashtëzakonisht shumë faktin që, edhe kur e kemi diskutuar, ekipi i Elbasanit është 80 për qind feminist, që nuk ka asgjë të keqe, por edhe këtë 20 për qindëshin që e ka, e ka të ëmbël. Por, është ekipi i gjithë të rinjve dhe të rejave që ju përkrahin, që ju mbështesin në kandidaturat tuaja.
Dhe unë do t’ju ftoja që të vazhdoni rrugën që keni nisur, çojeni deri në fund, pasi jam e bindur që do ta realizoni qëllimin tuaj. Dhe ky Elbasani që sa i vështirë duket, aq i kollajshëm është, sepse çdo njeri, kushdo qoftë, do të bëjë çdo gjë për fëmijën e tij dhe unë jam e bindur që varfëria, shfrytëzimi, tjetërsimi i njerëzve ka bërë që Elbasani të bëhet kaq i zymtë, por që brenda vetes gjithë ajo energji pozitive është e fshehur sot për momentin, por më 25 prill do të shpërthejë për të shpëtuar të gjithë”, u shpreh Kryemadhi.
ANGAZHIMI NE VENDIMMARRJE
“E thashë edhe më herët, nuk është çështja tek numri i deputetëve apo angazhimi i 2-3 personave për tu bërë drejtorë. Është çështja tek angazhimi i njerëzve në vendimmarrje për të ju imponuar politikës për të marrë vendime që i shërbejnë qytetarëve të Elbasanit. Ju shërben juve në radhë të parë. Elbasani ka qenë djepi i arsimit, nuk mund të kthehet tani në djepin e injorancës, varfërisë.
Normalja e famshme e Elbasanit, ju e dini të gjithë, historitë janë shumë të lidhura me të, qoftë për arsimin, kulturën, trashëgimninë e shumë gjëra të tjera. Këto gjëra kanë qenë në memorien tonë më përpara, e ju duhet ti riktheni. Ti riktheni në realitete, vlera dhe kam besim te ju. Ajo që mendoj unë që është shumë e rëndësishme është të gjeni forcën, kurajën dhe prandaj jemi ne këtu, për të qenë me ju, për të ju hapur rrugën që ju ta drejtoni këtë qytet, ta lulëzoni, ashtu siç lulëzon për ditën e verës, unë ashtu dua ta lulëzoni edhe në të ardhmen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



