Mos paç fatin e…”Bela–Ramës”
Gazetari dhe analisti Basir Çollaku ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me hetimet për tenderat publikë dhe akuzat e ngritura ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Në një shkrim të publikuar sot, Çollaku përshkruan me tone kritike atë që ai e quan “kapje të pronës e parasë publike” dhe “komunikim degradues” mes zyrtarëve të lartë të qeverisjes.
Sipas tij, përgjimet dhe mesazhet e publikuara së fundmi tregojnë një sjellje të papranueshme në administratë, ku “gjuha e rrugaçërisë” dhe termat me ngjyrime seksuale përdoren në komunikime zyrtare. Ai thekson se dosjet e tenderave të shumtë të përmendur në hetime ngrejnë pikëpyetje të forta për mënyrën e menaxhimit të fondeve publike.
Akuzat për abuzime dhe vjedhje me investimet publike
Çollaku shkruan se vjedhja e parave publike, sipas akuzave të ngritura, është “shokuese” dhe se investimet infrastrukturore shpesh kanë mbetur “me qindarka në terren”, ndërsa pjesa tjetër e fondeve dyshohet të jetë përvetësuar.
Ai përmend projekte të mëdha publike si Unaza e Madhe, Tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës, Rruga e Arbërit, Porti i Durrësit, inceneratorët dhe projekte të tjera të rëndësishme, duke pretenduar se janë përdorur si mekanizma për përfitime të paligjshme.
Në shkrimin e tij, gazetari i referohet edhe dyshimeve për lidhje me struktura kriminale, duke bërë një paralelizëm me modus operandi të organizatave të trafikut të drogës, ku “ndëshkohet niveli i ulët ndërsa drejtuesit mbeten të paprekur”.
“Sistemi ka funksionuar si një kuplara e madhe”
Në analizën e tij, Çollaku e përshkruan gjithë skemën e pretenduar të abuzimeve si “një kuplara të madhe”, ku çdo derë simbolizon një tender, koncesion apo leje strategjike, ndërsa “tutorët” — siç i quan ai — janë figurat politike që, sipas tij, kanë përfituar prej tyre për më shumë se një dekadë.
Ai pretendon se ky sistem është mbështetur edhe nga aktorë të jashtëm, përfshirë sipas tij individë të lidhur me botën e mafias dhe diplomacisë, të cilët kanë përfituar nga projektet strategjike në vend.
“Koha e llogaridhënies mund të ketë ardhur”
Në përfundim, Basir Çollaku sugjeron se situata aktuale mund të shënojë fundin e asaj që ai e quan “fati i Ramë-Belës”, duke nënkuptuar se proceset ligjore mund të sjellin ndryshime të mëdha në skenën politike dhe institucionale të vendit.
Postimi i plotë:
Mos paç fatin e… “Bela–Ramës”
Kjo është sa legjendë, aq edhe gojëdhënë e ironisë së urtë popullore, për femra sojnike me lëvizhmëri të theksuar, nderbërëse individuale, por që në projektet e tyre të karrierës, u prin fati e nuri, përtej të zakonshmes e meritueshmërisë intelektualo-profesionale. Teksa has përgjimet e mesazhet e Ballukut, zëvëndëses së Ramës, me palloshë e kurva, në komunikimet me vartësit, e me kontekstin në adresë të kryeministrit nuk mund të qortosh kujtesën, e cila lajmëron zhvillimet me ndodhitë e vjetra e me referencat e arkivit.
Nëse shohim dosjen e tenderave të shumtë të deritanishmë në dosjen e”Balluku”, numër sa vjen në rritje nga akuza, vëmë re mënyrën e trajtimit të pronës e parasë publike, e të komunikimit rrugaçëror të zyrtarëve, përfshirë edhe ministren. Kjo e fundit e ngre temperaturën leksikore në sfera me ngjyrime seksuale duke folur për palloshë e kurva. Natyrisht zyrtarët kanë dijeni për kë dhe çfarë po flasin, duke mos u kursyer në përcaktime ndaj gjithësecilit.
Por pyetja e nisur për një përgjigje nga drejtësia është: kush ashtuset, kush fiton e kush humbet?!
Vjedhja është shokuese.
Taksat, paratë publike, janë ato që rrëshkasin më keq se rrugët urat e tunelet e shembura. Renditen si viktima më e madhe. Kanë lënë në tokë në investime ca qindarka, e të tjerat i kanë përlarë për xhepat e tyre. Atë faqe të zezë të hedhur shko e shkel, e morën reshjet nëpër përroje, përpara se ta merrnin prokurorët. Ngjan si një Kuplara e madhe, ku në çdo derë është vënë një tender, një koncension, një leje strategjike, voltaike, hidrokarburesh, turistike, shërbimesh. E tutor, tutore, është një e, apo i vjetër, në këtë zanat shfrytëzimi. Në vitrinën e kësaj bordelloje, Ramë-Bela, kanë vënë në punë për fitimet e tyre, Unazën e Madhe, Tunelin e Llogarasë, Aeroportin e Vlorës, termocentralet tigra 1 dhe 2, Rrugën Qukës-Qafë Plloçë, tunelin e Skërficës, Rrugën e Arbërit, rrugën Thumanë-Kashar, Portin e Durrësit, Porto Romanon, AKSHI-n, Inceneratorët, investimet strtaegjike, Sinaloan, Ndranghetën, Camorran, Sacra Corona Unita, duke bashkëpunuar me bandat e krimit të organizuar, të trafikut të drogës, organizata tashmë të shpallura terroriste nga administrata Trump. Përtej gjithë kësaj babëzie, batërdie, vjedhjeje, kriminalizimi të ekonomisë dhe të politikësë, tutorët e këtij prodhimi ia kanë dalë të jenë në krye të këtyre zanateve për 13 vite. Nuk kanë munguar sojsëzë e sojsëze të huaja, si nga bota e Mafias ashtu edhe e Diplomacisë, duke punuar ndonjë turn në këtë zanat, për hesap të shpërblimeve nga kjo ndërtesë e madhe baxhell-llëku ndërtuar nga kjo qeveri, ministra e funksionarë të saj. Ka ndodhur deri më tani, si me organizatat e drogës, ku dënohen shpërndarës, e shpëtojnë donët, krerët. Edhe femra të shfrytëzyara nga trafikantët e qenies njerëzore të ishin, largqoftë gjithë këto emra, tutorët do ishin bërë milionerë. Por në fund të kaq shumë denoncimeve e provave do të ishin arrestuar, ndjekur penalisht e dënuar shumë herë për krime në rrethana rënduese. Do të ishin sekuestruar pasuritë, e përzënë nga jeta publike e këtij vendi..Deri tani kanë pasur fatin e asaj..Gjasat janë se leja e shfrytëzimit është revokuar pa kthim dhe ata, ato, janë udhës për në dreq.. ..Ndaj duhet thënë mos paç fatin e …”Ramë-Belës”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



