E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moti i keq  në Itali; Alarm i kuq për Toskanën dhe disa zona të tjera të vendit
Flash

Moti i keq në Itali; Alarm i kuq për Toskanën dhe disa zona të tjera të vendit

Banorët në Toskana dhe Emilia Romanjën kanë kaluar një ditë të errët, pasi moti i keq ka shkaktuar shpërthime të stuhive dhe reshjeve të dendura të shiu, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve dhe duke sjellë përmbytje të masive.

Në orët e pasdites së djeshme, ka hyrë në fuqi një alarm i kuq për provincat e Firences, Pratos, Pistos dhe Pisas. Kjo është një nga masat më të rënda të sigurisë, duke pasur parasysh shtrirjen dhe pasojat e mundshme të reshjeve që kanë rritur nivelin e ujit në lumenj dhe përrenj, veçanërisht në lumin Arno, i cili është në vëzhgim të vazhdueshëm.

Ministri për Mbrojtjen Civile, Nello Musumeci, ka nënshkruar një dekret për shpalljen e një gjendjeje mobilizimi të jashtëzakonshëm për rajonin e Emilian Romanjës dhe Toskanës, me qëllim që të mundësohet menaxhimi i situatës emergjente dhe shpëtimi i jetëve të qytetarëve.

Intensifikimi i stuhive ka goditur edhe rajonin e Bolognas, ku janë regjistruar reshje shumë të forta dhe ka pasur përmbytje në disa zona, duke e bërë situatën ende më të rrezikshme. Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe kanë aktivizuar të gjitha masat për të parandaluar dëmet dhe për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.