Moti shtyn Ditën e Verës! Në Tiranë festimet të dielën, në 17 mars, priten ulje temperaturash dhe shi
Pavarësisht ardhjes së stinës së pranverës, java e ardhshme pritet që të sjellë një përkeqësim të motit, rreshje shiu dhe ulje temperaturash.
Në zonat malore pritet që temperaturat të kapin vlerat nën 0 gradë Celcius.
Sipas sinoptikanëve, Dita e Verës pritet të jetë e ftohtë dhe me shi. Bashkia e Tiranës ka parashikuar rreth 50 aktivitete festive për fëmijë e të rritur, por rreziku i një moti të keq ka bërë që kryebashkiaku Erion Veliaj të kërkojë mendimin e qytetarëve për t’i zhvendosur festimet të dielën, më 17 mars.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



