E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Motra dhe avokatja e Belinda Ballukut mbërrin në SPAK
Flash

Motra dhe avokatja e Belinda Ballukut mbërrin në SPAK

Pamela Qirko, motra dhe njëkohësisht avokatja mbrojtëse e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka mbërritur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Balluku është thirrur për t’u njohur me akuzën zyrtare ndaj saj, pasi po hetohet për “shkelje të barazisë në tenderat publikë”, në kuadër të hetimeve mbi procedurat e tenderimeve në institucionet që ajo ka drejtuar. Hetimet janë intensifikuar pas arrestimit të disa ish-vartësve të saj në ministri dhe në Entin Kombëtar të Rrugëve.

Ministrja nuk u paraqit të hënën në SPAK, duke justifikuar mungesën me një vizitë zyrtare në Bukuresht, çka e detyroi prokurorin Dritan Prençi të dërgojë një fletëthirrje të dytë, duke kërkuar paraqitjen e saj ditën e premte, e shoqëruar nga avokati.

Në thirrje, Prençi ka paralajmëruar se në rast mosparaqitjeje vullnetare, do të merren masa për shoqërimin e detyruar të Ballukut pranë Prokurorisë së Posaçme.

Ndërkohë, kreu i opozitës, Sali Berisha, ka reaguar ashpër duke deklaruar se “Kryeministri Rama po ushtron presion ndaj prokurorit të çështjes, Dritan Prençi”, që po heton zëvendëskryeministren.

Një ditë e nxehtë në korridoret e drejtësisë, ndërsa sytë janë drejt SPAK-ut për të parë nëse Belinda Balluku do të paraqitet vetë para hetuesve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.