E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mundësia” me 2 mandate, Kapri: Kurorëzim i sakrificave, njerëzit besojnë te figurat e reja
Lajme

Mundësia” me 2 mandate, Kapri: Kurorëzim i sakrificave, njerëzit besojnë te figurat e reja

Kandidati për deputet i partisë “Mundësia”, Erald Kapri tha se vota për partinë e tij është një moment edhe reflektimi për qytetarët e opozitën.

Në një intervisë për Ora news, Kapri tha se partia e tyre ka qenë një ndër surprizat e këtyre zgjedhjeve, edhe pse kishin një lajm jo të mirë sepse mazhoranca mori një mandat të katërt.

“Pritet të përfundojë procesi, por të dhënat dhe trendi tregojnë se do të marrim një mandat shtesë, të dytë. Është një moment gëzimi dhe reflektimi dhe kurorëzimi i sakrificave. Kemi bërë një fushatë të shkëlqyer duke ngritur një projekt politik shumë të mirë.

Kemi qenë një ndër surprizat e këtyre zgjedhjeve, edhe pse kishim një lajm jo të mirë sepse mazhoranca mori një mandat të katërt. Shpresoj që vota për ne të jetë një moment leximi dhe reflektimi për opozitën. Në shumë zona urbane të vendit ne kemi qenë pothuajse çdo herë forcë e tretë. Vota jonë është e lirë dhe te njerëzit që besojnë te figurat e reja në politikë”, tha Kapri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.