E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mungesa e koshave shqetëson qytetarët dhe turistët në Gjirokastër
Lajme

Mungesa e koshave shqetëson qytetarët dhe turistët në Gjirokastër

Në kulmin e sezonit turistik, Gjirokastra po përballet me një problem serioz që po ngjall reagime të forta nga banorët dhe vizitorët. Në disa zona të qytetit mungojnë koshat e mbeturinave, duke krijuar vështirësi në menaxhimin e mbetjeve dhe duke dëmtuar imazhin e një prej destinacioneve më të rëndësishme turistike në vend.

Problematika vjen në një periudhë kur fluksi i turistëve është rritur ndjeshëm dhe kur qyteti pret mijëra vizitorë vendas e të huaj. Mungesa e infrastrukturës bazë për depozitimin e mbetjeve po shoqërohet me shqetësime për pastërtinë e hapësirave publike dhe standardin e shërbimeve që u ofrohen turistëve.

Ndërkohë, çështja e ndotjes mjedisore në Gjirokastër nuk është e re. Prej muajsh janë raportuar raste të grumbullimit të mbetjeve në zona të ndryshme të qytetit, përfshirë hapësira publike dhe pranë përrenjve, duke nxitur reagime të vazhdueshme nga banorët.

Si një qytet i mbrojtur nga UNESCO dhe një nga pikat më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, Gjirokastra konsiderohet një nga kartolinat kryesore të vendit. Pikërisht për këtë arsye, qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për vendosjen e koshave të mbeturinave dhe garantimin e pastërtisë në të gjithë territorin urban.

Banorët theksojnë se ruajtja e standardeve të pastërtisë është thelbësore për imazhin e “Qytetit të Gurtë”, veçanërisht në një periudhë kur numri i turistëve vijon të rritet dhe qyteti përfaqëson një nga destinacionet më të vizituara në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.