E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nami në rrjet! Mario Mitaj lë Al Itihad dhe i bashkohet Vllaznisë?
Lajme

Nami në rrjet! Mario Mitaj lë Al Itihad dhe i bashkohet Vllaznisë?

Mbrojtësi shfaqet në stadiumin “Loro Boriçi”

Vllaznia dhe Dinamo City u përballen në stadiumin Loro Boriçi, në një sfidë të vlefshme për javën e 29-të të Abissnet Superiore. Ndeshja e cila nisi në orën 18:00, solli një atmosferë të ndezur, me një prani të konsiderueshme tifozësh në shkallët e stadiumit.

Në tribunë gjatë sfidës është vënë re edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, i cili ishte ulur pranë presidentit të Vllaznisë, Alban Xhaferi. Prania e tij nuk ka kaluar pa u vënë re, duke tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe mediave sportive të pranishme.

Mario Mitaj lë Al Itihad dhe i bashkohet Vllaznisë? Mbrojtësi i

Mitaj ndodhet aktualisht i grumbulluar me përfaqësuesen shqiptare për sfidën e radhës ndaj Polonia, pas ftesës së marrë nga trajneri Sylvinho.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ai duket se ka zgjedhur të ndjekë nga afër edhe kampionatin vendas, duke qenë i pranishëm në këtë takim dhe duke mbështetur ekipin shkodran nga tribunat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.