E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mario Mitaj firmos me 9 herë kampionët e Seria A
Lajme

Mario Mitaj firmos me 9 herë kampionët e Seria A

Mario Mitaj është shumë pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij, teksa do të prezantohet së shpejti si lojtar i Genoas. Lajmi është konfirmuar edhe nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ndërsa marrëveshja mes klubeve tashmë është finalizuar. Al Ittihad pritet të përfitojë rreth 5 milionë euro nga ky transferim.

Mbrojtësi i majtë i Kombëtares shqiptare ishte në radar edhe të Portos, por në fund ishte Genoa që arriti të bindë klubin arab dhe vetë lojtarin. Kështu, 22-vjeçari rikthehet në Europë, duke zgjedhur Serie A si hapin e radhës në karrierën e tij.

Pas eksperiencave me AEK Athinën dhe Lokomotivën e Moskës, Mitaj provoi veten edhe në Arabinë Saudite me Al Ittihad, ku regjistroi 58 paraqitje dhe arriti të fitojë titullin kampion, si dhe Kupën e Mbretit. Megjithatë, kufizimi i numrit të lojtarëve të huaj në kampionatin arab ndikoi drejtpërdrejt në hapësirat e tij në fushë, duke e lënë shpesh jashtë planeve.

Transferimi te Genoa shihet si një mundësi ideale për të rifituar vazhdimësinë dhe për të treguar potencialin në një nga kampionatet më konkurruese të Europës. Klubi italian e konsideron Mitajn një përforcim të rëndësishëm për krahun e majtë të mbrojtjes, falë shpejtësisë, disiplinës taktike dhe aftësisë për të kontribuar edhe në ndërtimin e aksioneve.

I lindur në Athinë më 6 gusht 2003, Mitaj është një nga emrat më premtues të futbollit shqiptar. Ai debutoi me Kombëtaren në moshë shumë të re dhe tashmë ka kaluar mbi 30 paraqitje me fanellën kuqezi, duke u kthyer në një titullar të rëndësishëm.

Zyrtarizimi i transferimit pritet të ndodhë shumë shpejt, ndërsa Genoa fiton një garë të fortë ndaj klubeve portugeze për të siguruar shërbimet e një prej talenteve më të spikatura shqiptare të momentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.