E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nami në rrjet, puthje e ‘zjarrtë’ mes Ilir Shaqirit dhe Moza Ahmetit
Lajme

Nami në rrjet, puthje e ‘zjarrtë’ mes Ilir Shaqirit dhe Moza Ahmetit

Një moment i papritur dhe shumë i diskutuar ka ndezur atmosferën në spektaklin “Ferma VIP”, ku në qendër të vëmendjes u vendosën shkrimtarja Mimoza Ahmeti dhe balerini Ilir Shaqiri.

Gjatë sfidës “Mos qesh”, një lojë që vë në provë përmbajtjen emocionale të fermerëve përballë situatave provokuese dhe komike, dy finalistët u përballën drejtpërdrejt me njëri-tjetrin. Loja kërkonte që asnjëri të mos shpërthente në të qeshura, pavarësisht përpjekjeve të kundërshtarit për ta thyer seriozitetin.

moza iliri

Por momenti që mori gjithë vëmendjen erdhi në kulmin e përballjes. Ilir Shaqiri iu afrua shumë pranë Mimoza Ahmetit, në një tentativë për ta nxjerrë nga loja. Në atë çast, ajo reagoi në mënyrë të papritur, duke e paralajmëruar me humor: “A të bëj një gjë të frikshme?!”. Menjëherë pas kësaj, ajo e puthi në buzë, duke shkaktuar surprizë të madhe te banorët e tjerë.

iliri moZA

Pas episodit, Mimoza e trajtoi situatën me nota humori, duke zbuluar edhe ‘prapaskenën’ e veprimit të saj: sipas saj, Iliri kishte vënë bast se ajo nuk do ta puthte kurrë, çka e shtyu të vepronte në atë mënyrë spontane.

Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke gjeneruar reagime të shumta nga publiku, që kanë komentuar jo vetëm afrimitetin mes dy konkurrentëve, por edhe dinamikën e papritur që solli kjo skenë në reality show.

MOZAALIRI

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.