‘Zagar, plerë, kriminel’, Ilir Shaqiri humb kontrollin: Kosovar me mjekër!
Mbrëmja e fundit në “Fermën VIP” nuk kaloi aspak qetë, por u shndërrua në një nga episodet më të tensionuara të këtij sezoni, duke vënë përballë njëri-tjetrin disa prej personazheve më të spikatur të shtëpisë.
Në qendër të vëmendjes u vendosën Ilir Shaqiri dhe DJ Bujaka, pas një sfide fizike që kishte në lojë një avantazh të rëndësishëm, imunitetin nga televotimi. Gara rezultoi në favor të DJ Bujakës, por fitorja e tij nuk u prit mirë nga pjesa tjetër e banorëve.
Menjëherë pas përfundimit të lojës, në shtëpi shpërthyen debatet. Disa prej konkurrentëve ngritën pretendime se gjatë sfidës ishte përdorur forcë e tepruar, duke theksuar se situata ishte bërë veçanërisht e vështirë për dy vajzat pjesëmarrëse.
Tensioni arriti kulmin kur Ilir Shaqiri reagoi ashpër ndaj Bujakës. Me tone të larta dhe gjuhë të rëndë, ai e akuzoi publikisht, duke përdorur edhe etiketime fyese si: “Zagar, plerë, kriminel, maskara…”.
Ajo që e bëri edhe më të debatueshme situatën ishte një koment me ngjyrim diskriminues, kur Shaqiri iu drejtua Bujakës me fjalët: “U bëre ti, kosovar me mjekër…”, deklaratë që pritet të ngjallë reagime edhe jashtë spektaklit.
Ky moment ka ndezur diskutime të shumta mes publikut dhe në rrjetet sociale, duke u kthyer në një nga ngjarjet më të komentuara të këtij edicioni. Tashmë mbetet për t’u parë nëse produksioni do të ndërhyjë me masa konkrete pas kësaj përplasjeje që tejkaloi kufijtë e një gare të thjeshtë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



