Ndahet nga jeta ish-drejtori i Galerisë së Arteve, kritiku Gëzim Qendro
Kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, ish-drejtor në Galerinë Kombëtare të Arteve, Gezim Qendro eshte ndare nga jeta sot, pas nje semundje te rende.
“Trishtim i madh!
Vendosi të largohet sot prej nesh, pas një sëmundje të rëndë dhe shume para kohe, një nga më të mirët, më profesionistët e më të mençurit e Artit dhe të Mendjes, kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, drejtori që bëri kthesën në Galerinë Kombëtare të Arteve, Gezim Qendro.
Le vepra shume te mira mik!
Por edhe na le nje boshllek te madh njerezor e miqsor siç vetëm fisnikët munden.
Je i pazevendesueshem!
Lamtumire!”, shkruan Kumbaro.
Prof. As. GËZIM QËNDRO
EDUKIMI
• Profesor i Asociuar i Teorisë së Artit dhe Kritikës, Tiranë, 2015
• PhD, Estetikë – Pikturë, Universiteti Paris VIII, Francë, 2009
• BA, Academie voor Beeldende Vorming, Amsterdam, Hollandë, 1996
EKSPERIENCA
• Përgjegjës departamenti, Universiteti POLIS, Tiranë, 2009
• Drejtor arti i filmave të animuar në Kinostudion “New Albania”, Tiranë.
• Drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, 1997-2002
• Drejtor i revistës së artit PamorART”, Tiranë, 1998-2002
• Aktualisht një nga kritikët dhe filozofët më të njohur në vend, si dhe një nga themeluesit e Bienales së Artit të Tiranës
Krijues i shquar i artit dhe filozof në vend dhe bashkëthemelues i bienales së Artit Ndërkombëtar të Tiranës, botues
FUSHAT E INTERESIT /
LENDET
• Gjuha Pamore
• Bazat e Edukimit Artistik (filozofi arti, teori imazhi)
• Histori Arti
AKTIVITETE / PUBLIKIME TE ZGJEDHURA
• Kurator i ekspozitave “Surrealizmi socialist”, “Homo Socialisticus”, “Post EVA”, “Nostalgji”, “Glocal”; Bashkëkurator i ekspozitës “In & Out”; ka marrë pjesë në konkursin e përvitshëm mbi artin bashkëkohor Onufri (1997, 2001).
Ekspozita të tjera të kuruara nga ai janë *mimi Myslim Mulliqi, Antologjia e Shpresës, Koordinatat Onirike të Nënvetëdijes, Zbrazëtia Ludike e Objektit, Mes Orientit dhe Oksidentit. • Që prej vitit 1992 ka botuar mbi 100 artikuj në shtypin shqiptar dhe të huaj mbi cështje rreth historisë së artit shqiptar.
• Është autor i tre monografive për artistët shqiptarë: “Arkeologjia e Mëngjesit (Dituria), “Heronjtë janë të uritur” (Onufri), “Surrealizmi socialist” (l’Harmattan)
• Përkthyes i 14 titujve librash të lidhura kryesisht me historinë dhe teorinë e artit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



